Në komunikatën e firmosur nga Nevzat Halili i bëhet thirrje popullatës së Republikës së Iliridës në tërë territorin e saj, si dhe subjekteve politike dhe jopolitike shqiptare që sa më shpejtë dhe botërisht të përkrahin këtë vendim.

Në komunikatën e firmosur nga kryetari i Republikës së Iliridës dhe njëherësh kryetar i kuvendit të Iliridës Nevzat Halili njoftohet mbarë populli shqiptarë se duke nga sot nisin të funksionojnë institucionet e Iliridës në përbërje të unionit të përbashkët konfederal Iliridë-Maqedoni.
Po ashtu i bëhet thirrje popullatës së Republikës së Iliridës në tërë territorin e saj, si dhe subjekteve politike dhe jopolitike shqiptare që sa më shpejtë dhe botërisht të përkrahin institucionet e lartë-përmendura, të cilat populli shqiptarë i ka mbështetur që me Referendumin e vitit 1992, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Iliridës, si dhe me mbajtjen e Kuvendit Themelues të Republikës së Iliridës. I apelohet edhe të gjithë deputetëve shqiptarë, që ti bashkëngjiten sa më shpejtë dhe në mënyrë korrekte Kuvendit të Republikës së Iliridës./ngjarjet.com/

Komentet Kush Votoi Nyje te ngjajshme

Copyright © 2008 Ngjarjet.com. Gjitha Drejtat e Rezervuara