Kronika e zezë, dy veta të vdekur, pesë të lënduar
Nga Telegrafi ne Lajme nga Kosova prej www.telegrafi.com
Dy persona kanë vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Një person mbi moshën 70 vjeçare ka humbur jetën në rrugën magjistrale Prizren-Kukës, në udhëkryqin e fshatit Hoçë e Qytetit, si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, ndërkaq një person tjetër është gjetur i varur në Prishtinë.
