Kriza greke mund të përfshijë edhe vendet fqinje dhe veçanarisht Shqipërinë. Kështu ka deklaruar Peter Sanfey, një ekonomist i lartë në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një intervistë për BBC-në.
Kosova nuk do t’i detyrojë serbët në veri që të integrohen, por do të synojë t’i nxitë që të bëhen pjesë e shtetit përmes stimuleve dhe investimeve, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror "Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin".
Në Maqedoni, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka deklaruar se deputetët e partisë së tij nuk do të hyjnë në Parlament nëse do të vazhdojë të mungojë dialogu politik.
Shumë qytetarë duke iu përgjigjur një ankete të realizuar nga Radio Dukagjini theksojnë se do largoheshin nga Kosova menjëherë pasi që vendi do përfshihej në liberalizim të vizave.
Sekretari shtetëror belg i Emigracionit, Melkior Vatle, i ka porositur përfaqësuesit e autoriteteve në Luginën e Preshevës se askush nga qytetarët e kësaj zone që kërkon strehim në Belgjikë, nuk mund të fitojë azil për arsye ekonomike.
Zyra për informim e QKUK-së në Prishtinë ka informuar sot se Vetëm në 24-orët e fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së, ka pasur 18 raste që kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.
Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe aspiratat e popullit të saj për të qenë sa më parë pjesë e integruar e familjes evropiane. Kështu është shprehur kryeministri i Belgjikës Yves Leterme në një takim me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.
Qeveria e Kosovës është e gatshme të bisedojë me NATO-n për të ashtuquajturin incident me FSK-në, por edhe do të mbrojë pozicionin shtetëror në çdo rast. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky rast nuk krijon hendek me NATO-n, duke thënë se nuk ka arsye për t’i kërkuar falje NATO-s.