Vizitkarta me ekologjike | MBRET I TREGUT
Dizejnimi i vizitkartës me tematikë ekologjike nuk mund të jetë më kreativ sesa kjo që Fischer - Lisbon, agjensi reklamash nga Portugalia ka realizuar për konsulentin për mbrojtje të mjedisit - Andrea Romani. Idea është që me një kosto tejet të ulët të arrihet një efekt maksimal nëpërmjet një stampuesi me logon e reciklimit dhe të dhënat kryesore të kompanisë. Me të, reklama kushton sa një letër e hudhur në mbeturina, ndërsa niveli i komunikimit është shumë i lartë. Përveç që bëhet reklamimi i kompanisë, konsulenti natyrisht me shpirt ekologjik, jep mesazh që letra duhet recikluar. Dhe jo vetëm letra, por secili material ku stampohet reklama. Një realizim i mrekullueshëm i të qenit ekologjist.
- Kategoria: Life Style
- Komento














