Ishte mese e qarte per te gjithe fansat e Big Brother Albania qe Enxhi Kamenica nuk mund te ishte nje vajze e thjeshte e qe misioni i saj nuk dihej se si do te shkonte.www.bbalbania.tv arriti te siguroj disa foto ku Enxhi pozon si modele.
Disa nga banorët janë ulur në sallon dhe bisedojnë për homoseksualizmin. Duke marrë shkak nga publikimi i prirjeve seksuale të Klodianit gjatë spektaklit ata nisin të bisedojnë për këtë temë.
Banorët shkojnë një nga një dhe i tregojnë përkrahjen e tyre Klodit. Erioni e përgëzon për kurajon që pati e që e tha në sy dhe ndërsa të dy flasin për paragjykimin që u bëhen këtyre personave, Erioni shprehet se njeriu duhet të vlerësohet për atë që jep e jo për atë që është, pasi zgjedhjet personale mbeten personale.
Jetmiri, Bledi dhe Hakiu diskutojnë për këtë javë që ajnë në nominim. Ata mendojnë se nuk duhet ta marrin me frikë dhe se duhet të sillen ashtu sic do silleshin në një javë normale. Sipas Bledit, të gjithë do dalin në nominim herët apo vonë dhe dihet që do eleminohen me radhë.
Arbana u komunikon banorëve të nominuar që të qëndrojnë pranë njeri-tjetrit pasi ka ardhur momenti që një prej tyre të lërë shtëpinë e Big Brother. për ta shfaqet një klip me momentet gjatë kësaj jave dhe komentet për njeri-tjetrin. Më pas, Arbana komunikon dy emrat e parë që i shpëtojnë këtij eleminimi dhe janë Hakiu dhe Erioni.
Për Mirin është rezervuar edhe një surprizë. Ai shkon në dhomën e rrëfimit dhe merr një zarf në të cilin ndodhet një letër. Pas disa minutash, Arbana i thotë se mund ta lexojë. Ai nis me të lexuar, por përvec rreshtave të parë, nuk mund ta cojë atë letër më tutje pasi preket.
Arbana fton Eduardin, Rezartën dhe Jetmirin që të shohin një klip në të cilin shfaqet historie e sapo filluar e dashurisë mes Mirit dhe Rezit, ndërsa Edi ka mbetur i vecuar, afrimi i saj me Edin, shprehja e ndjenjave të tij dhe refuzimi i saj e më pas largimi nga ai.
Banorët që janë të nominuar, fillojnë të përgatisin valixhet e tyre. Ata merren me sistemimin e veshjeve deh të sendeve të tyre personale. Erioni nuk mund t;i bëjë i vetëm, ndaj Ada e ndihmon. Graciela duket e heshtur dhe shpesh qëndron afër me banorët. Në një moment, ajo ka e përqafon Enxhin duke thënë se mund të jetë dita e fundit për atë në këtë shtëpi
Bledi ndihmon Bertinën që të rregullojë flokët. Ndërsa bisedojnë në përgjithësi, mes tyre hapet sërish tema për lidhjen e saj me Erioni dhe Bledi vazhdon t’i japë këshilla. Gjatë bisedës, bertina shprehet se e vlerëson Erioni dhe i tregon disa raste kur ai i ka qëndruar shumë pranë, pa ia kërkuar ajo.