Anësori portugez, Cristiano Ronaldo, nuk ka nguruar të flasë për të ardhmen e tij menjëherë pas eliminimit të Portugalisë nga Euro 2008, pas humbjes prej 3-2 ndaj Gjermanisë, duke thënë se gjithçka do të zgjidhet brenda disa ditësh.
Kur është pyetur nga portali sportiv portugez, Record.pt, rreth mundësisë që ai të kalojë tek Real Madrid, Ronaldo është përgjigjur:

“Mundësitë janë të mëdha, por kjo nuk varet prej meje. Gjatë ditëve të ardhshme do të shohim nëse do të mund të arrijmë një marrëveshje. Kam shumë dëshirë. Gjatë këtyre ditëve do të shohim nëse do të kemi lajm”, ka qeshur mesfushori.

Ronaldo ka shprehur edhe dëshpërimin pas humbjes së mbrëmshme prej 3-2 ndaj Gjermanisë.
2 Komentet   Shto nyjen tek...  Fsheh

Komentet Kush Votoi Nyje te ngjajshme

Copyright © 2008 Ngjarjet.com. Gjitha Drejtat e Rezervuara.