Nga gjiganti softuerik, Microsoft, më në fund kanë arritur pak më shumë informata mbi versionin e radhës të sistemit të tyre operativ. Pra, Windows 7 do të ketë mbështetje për aplikacionet touch screen, të cilat do të paraqesin alternativë për udhëheqjen me mi.
Opsioni i dedikuar për ekranet e ndjeshme në prekje, është vetëm një pjesë shumë e vogël e mundësive të reja të cilat i sjellë Windowsi i ri, derisa aftësitë e tij në një konferencë për media i ka demonstruar një nga punëtorët, i cili me ndihmën e Windowsit dhe prekjes nëpër ekran ka zmadhuar dhe zvogëluar fotografitë dhe ka lëvizur nëpër hartën interaktive të San Diegos.
Bill Gates vlerëson se ky është evolucion i cili do t’i lirojë shfrytëzuesit nga nevoja për përdorimin e miut dhe mënyrës së navigimit të tillë në të ardhmen – sot i tërë navigimi me kompjuter zhvillohet me ndihmën e miut dhe tastierës, derisa në të ardhmen rolin kyç do të duhej ta kishin ekranet e tilla të ndjeshme në prekje dhe në të folur.
Versioni i ri i Windows do të duhej të paraqitej në treg në fund të vitit 2009.

Komentet
fort fort