Pica për merak të ekologjistëve | MBRET I TREGUT
Për të gjithë ata si puna ime që punojnë në ndërrimin e dytë, por edhe për ata të cilët gratë i kanë përtace në kuzhinë, zgjidhja më e mirë për të thyer urinë është pica. Kriteri i parë për të shijuar me ëndje këtë lloj ushqimi është shija, lloji i picës (këtu kam parasysh emrat interesant të tyre), ndërsa kur ajo u vie në një paketim interesant si kjo nga videoja në vazhdim, keni për ta ngrënë deri në troshën e fundit. Propozoj që Green Box t’i ndahet cmimi Nobël për Paqe, pasiqë ata kanë menduar një ide pajtimi në mes burrit dhe gruas se kush duhet t’i lajë enët pasi të jetë ngrënë pica. Pastaj, askush nuk mundet të ju akuzon për ndotje ambienti sepse materiali i përdorur për paketim është 100% i reciklueshëm.














