Përvjetori i UÇK-së, Kryetari Ahmeti: Të gjitha të drejtat i kemi realizuar me gjak

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shënuar në Shkup përvjetorin e fillimit të luftës së vitit 2001 në Maqedoni. Manifestimi është mbajtur tek përmendorja e UÇK-së në komunën e Çairit, ku përveç përfaqësuesve të BDI-së kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të shoqatës së veteranëve të luftës, ndërsa është përkujtuar edhe dëshmori i parë Muzafer Xhaferi nga Tanusha.

Ish përfaqësuesi politik i UÇK-së Ali Ahmeti, tha se shqiptarët në Maqedoni kanë fituar me gjak shumë të drejta.Këtu vendosëm lule pranë një shqiponje të merituar, për të cilën shqiponjë shqiptarë në shekuj kanë derdhur gjak dhe gjaku më i freskët dhe më i rijnë është para 16 vitesh që ne po e përkujtojmë sot pasi të gjithë të drejtat ne i kemi realizuar me gjak”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ndaje