Kreu i opozitës Lulzim Basha në një postim në faqen e tij në Facebook ka rikonfirmuar qëndrimin e Partisë Demokratike për votimin elektronik duke u shprehur se është e papranueshme për shqipëtarët e vitit 2017 të votojnë ende në copa letrash bakalli apo akuariume peshqish.

Sipas Bashës, që në kohën kur vendi qeverisej nga Kryeministri Sali Berisha e gjithë Shqipëria hyri në epokën e internetit ndërsa Edi Rama na thotë se nuk janë kushtet për votim elektronik.

“Unë dhe demokratët jemi të vendosur që hesapit zgjedhior ti biem shkurt. Brenda muajit Shkurt duhet të jenë marrë të gjitha masat që garantojnë votim elektronik përndryshe kjo qeveri do të përballet me protesta elektonike” thuhet në postimin e kreut të PD në Facebook.

Edhe ish-Kryeministri Berisha e ka përshëndetur nismën e protestave elektronike pasi kjo i përshtatet më së miri filozofisë dixhitale.

Demokratët dixhitalë në Facebook e kanë mirëpritur këtë njoftim dhe janë shprehur të gatshëm energjikisht të protestojnë elektronikisht. Nga burime brenda opozitës bëhet e ditur se platforma e protestës do të shpallet së shpejti online në App Store dhe Google Play.

Ndaje