Kryetari i Levizjes  Besa z.Bilall Kasami pati takim me Kryetarin e Parlamentit Slloven, z. Millan Brgllez, ku është biseduar për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, dhe përvojat që mund t’i marrim nga Sllovenia për një të ardhme europiane. Gjithashtu, është diskutua edhe për zgjedhjet lokale, me ç’rast sic njoftojnë nga Lëvizja  Besa se ka ofruar në të gjitha komunat kuadrot më profesionale dhe të përgatitura, që do ta bëjnë ndryshimin e madh në vendbanimet e tyre, duke shtuar se ne si Lëvizje do të bëjmë të pamundurën që procesi i fushatës dhe votimeve të shkojë në mënyrë të rregullt, fer dhe demokratike.