Bujar Osmani i angazhuar si zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kërkoi nga shefi I Qeverisë së RM-së z.Zoran Zaev pushimin vjetorë për të ndajtë kohë që të jetë më pranë votuesve të Komunës së Çairit, që është kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim!
Bujar Osmani: Jo vetëm që miku im Visar Ganiu e meriton të gjithë përkushtimin tim si shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, por edhe si akt me të cilin dua ti largojë të gjitha dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të funksionit tim si zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ndarja e partisë nga shteti është një nga parimet për praktikim thelbësorë të Demokracisë, dhe një nga parimet mbi të cilat janë ndërtuar edhe masat e Planit 3-6-9.

Më pyesin – zëvendëskryeministër, po çfarë do të ndodhë periudhën nga rrethi i dytë?

Ju them – Zgjedhja e Visar Ganiut Kryetar Komune në Komunën e Çairit do të bëhet që në raundin e parë! Shtoi në postimin e fundit zv.Kryeministri Bujar Osmani

Ndaje