Lajmet e fundit

Në Kosovë nuk do të ketë termet me pasoja katastrofike i ka thënë Radio Dukagjinit, Slavica Radovanovic, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Republikës së Serbisë e cila ditë më parë kishte paralajmëruar se në Rrafshin e Dukagjinit po akumulohet energji sizmike.
Voto : 6 Kategoria : Lajme nga Kosova
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, priti të mërkurën në një takim delegacionin e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, në përbërje të të cilit ishin: Valon Murati, Igballe Rogova, Arjeta Rexhaj dhe Nehat Bllacaku. Me këtë rast ata i dorëzuan kryekuvendarit Krasniqi kërkesën për mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007.
Voto : 18 Kategoria : Lajme nga Kosova
Kryeministri malazez Milo Djukanovic ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si “shtet kriminal”. Në një intervistë për TV malazez Djukanovic ka thënë se Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.
Voto : 17 Kategoria : Lajme nga Kosova
Serbia në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet anëtare e BE pa njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu ka deklaruar sekretari belg i Shtetit për çështje evropiane Olivier Chastel.
Voto : 15 Kategoria : Lajme nga Kosova
Presidenti i Fatmir Sejdiu priti kryeministrin e Belgjikës, Yves Leterme, në një takim ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe për perspektivën evropiane të rajonit.
Voto : 11 Kategoria : Lajme nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, priti të martën kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Belgjikës.
Voto : 13 Kategoria : Lajme nga Kosova
“Strategjia për veriun paraqet sinjal të fuqishëm ndërkombëtar se veriu konsiderohet pjesë e Kosovës”, thotë drejtori i projektit për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec.
Voto : 14 Kategoria : Lajme nga Kosova
KFOR-i ka marrë mbështetjen e diplomatëve të NATO-s në Bruksel lidhur me mosmarrëveshjen me FSK-në. Vendimi i komandantit të KFOR-it për pezullimin e raporteve me FSK-në ka qenë plotësisht i bazuar, pasi “veprime të tilla si të FSK-së dërgojnë sinjale të gabuara”, tha zëdhënësi i Aleancës, James Appathurai.
Voto : 20 Kategoria : Lajme nga Kosova
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se i ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në marrëdhëniet midis institucioneve të Kosovës dhe trupave të NATO-s në Kosovë.
Voto : 13 Kategoria : Lajme nga Kosova