Nga intervista e realizuar nga Gazeta Koha, Doktorit të njohur nga Kumanova z.Ilir Hasanit i cili njihet me profesionin e tij si specialist në Kirurgjinë e Përgjithshme që edhe ushtron profesionin e tij pranë Qendrës Klinike në Shkup. Ai për redaksinë Koha nënvizon se Politikës i ka hyrë seriozisht, bile shumë më seriozisht se shumica që kanë qenë në politikë, po edhe më seriozisht se sa shumica mendojnë. Unë politikën e shoh shumë më ndryshe, e shoh si një fushë veprimi ku vendin e kanë njerëzit e ndershëm, profesionistët, njerëzit me stabilitet socio-ekonomik dhe njerëzit që e duan popullin e tyre, e jo njerëzit e pandershëm, për shkak të të cilëve sot gjithkush që hyjnë në politik – quhet kriminel. Unë rrjedh nga një familje që më ka edukuar se për të mirën e popullit tënd, duhet sakrifikuar diçka nga vetja.

Për momentin Dr.Ilir Hasani ndjek subspecializim në Fakultetin e Mjekësisë në profilin “Traumatologjia e Sistemit muskulo-skeletorë”, si dhe në të njëjtën kohë ndjek studimet e doktoraturës në po të njëjtin fakultet, ku për momentin është në vitin e fundit.

Përveç punës në sallë të operacionit, puna shkencore ka specifikat e veta, kërkon angazhim dhe koncentrim të një natyre tjetër nga puna rutinore e përditshme në salle të operacionit dhe normal konsumon kohën të cilën e kemi shumë të çmuar, është shprehur Hasani. Ilir Hasani është i angazhuar dhe si asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, lënda Kirurgji.

Puna me pale apo pranimi i pacientëve në mjek-pacient sjell momente të vështira, si  shumë momente që nuk kontrollohen kur je në Spital doktor Hasani e thekson edhe më shumë si punë specifike. Është shumë me rëndësi qasja ndaj pacientit, ai kontakti i parë verbal mjek-pacient, krijimi i besueshmërisë së ndërsjellë, zgjedhja e fjalorit adekuat në momente të caktuara, momente që ndonjëherë janë shumë të vështira për pacientin dhe familjarët e tij. Në Klinikat e Shkupit mendoj se çdo ditë e më shumë hasim në “ëmbëlsi” dhe me këtë shqiptarët janë të kënaqur nga që dr.Ilirin ushtron detyrën e vet në Traumatologjinë pran kampusit klinik “Nënë Tereza”, pa ndarje dhe nga pacientët maqedonas Doktori e gëzon besueshmërin!

Dr.Ilir Hasani, ka lindur më 23 maj 1977, në Kumanovë. I rritur në një familje të rrethuar me mjekësi, babai i Ilirit njihet si njëri ndër pediatrit më të vjetër shqiptarë në Kumanove, si dhe pediatri më i moshuar në këtë qytet. Nëna infermiere, gjithmonë përkrah babait. Ilir ka dhe dy motra – të dyja mjeke, Arta specialiste gjinekologe e punësuar në Klinikën e Gjinekologjisë ,si dhe Arzana – specialiste interniste e punësuar në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë. Iliri filloren e ka kryer në shkollën “Bajram Shabani” në Kumanovë, dy vitet e para të shkollës së mesme në gjimnazin “Skendërbeu” në Preshevë, në gjuhën shqipe, meqë në vitet 1990-992, në Kumanovë ishin mbyllur paralelet në gjuhën shqipe në gjimnazin e qytetit. Dy vitet e fundit të gjimnazit të përgjithshëm i ka kryer në Kumanovë, atëherë kur në “Goce Dellçev”, në vitin 1993 u hap paralelja e parë në gjuhën shqipe, pas 6 viteve pauzë. Fakultetin e Mjekësisë e ka filluar në vitin 1994 dhe e ka përfunduar në vitin 2000, në moshën 23-vjeçare. Menjëherë ka filluar me punë në ambulancën private pediatrike të babait të tij, ku disa vite ka punuar me fëmijë të vegjël. Në vitin 2002 ka filluar specializimin e Kirurgjisë abdominale në Prishtinë. I martuar me Arjetën, gjithashtu mjeke-pediatër e punësuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, Iliri është baba i Jonit 12-vjeç, Kronit 10-vjeç, si dhe Noarit 2-vjeç. Në vitin 2003 ka filluar specializimin e Kirurgjisë së Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Një vit më vonë është punësuar në Klinikën e Traumatologjisë pran kampusit klinik “Nënë Tereza”, ku edhe aktualisht punon. Specializimin e Kirurgjisë së përgjithshme e ka përfunduar në vitin 2008, që më pas të emërohet drejtor i Klinikës së Ortopedisë, funksion të cilin e ka ushtruar për thuajse dy vite. Më pas është emëruar si udhëheqës i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, funksion të cilin edhe sot e kësaj dite e ushtron. Momentalisht ndjek studimet e doktoraturës, në vitin e fundit. Gjithashtu është edhe duke supspecializuar në lëminë e Traumatologjisë së sistemit lokomotor, të cilin planifikon ta përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Material i shkëputur nga Gazeta KOHA.