Siç mëson Ngjarjet, Ali Ahmeti, lideri i BDI-së po realizon takim me Zoran Zaevin, liderin e LSDM-së.Siç deklarojnë zyrtarë të lartë të BDI-së për portalin tonë, me këtë BDI edhe një herë deshmon se nuk ka partner strategjik në bllokun politik maqedonas. Edhe me Nikola Gruevskin mbrëmë edhe me Zoran Zaevin sot, Ali Ahmeti prezenton Deklaratën e subjekteve shqiptare dhe qëndrimet e panegociueshme të BDI-së që dolën nga mbledhja e fundit e kryesisë së BDI-së.Me këtë veprim të Ali Ahmetit gjërat, si duket, po marrin kahje të re dhe veprimet për formimin e qeverisë së re fitojnë në intenzitet.Pritet që në ditët në vazhdim të kemi më shume informacione për epilogun përfundimtar të kombinatorikave qeverisëse në Maqedoninë e pas 11 dhjetorit 2016!Ngjarjet

Ndaje