“Kjo është mazhoranca e fitimtarëve-humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi!”

                                                                            Zoti kryetar!

zonja deputete!

zotërinj deputetë!

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptare që ndihni këtë seancë!

Në ligjet dhe Kushtetutën e vendit, kjo seancë mblidhet për raportin, për programin e qeverisë së 4 viteve që vijnë, maxhorancë kjo e dalë nga zgjedhjet e fundit me 74 deputetë, e transformuar në rrugë e sipër në 78 e 80. Dhe deri këtu kemi të bëjmë me një ecuri të ligjshme, ligjore, të përcaktuar nga Kushtetua, të përcaktuar nga ligjet e vendit.

Mirëpo, cilido që vëren fytyrat e këtyre deputetëve dhe të këtyre shokëve që qëndrojnë prapa meje, konstaton menjëherë se ka zi në sytë e tyre, konstaton menjëherë se ka frikë në sytë e tyre, konstaton se ka pasiguri të madhe. Edi Rama këtu mbajti një fjalim, duhet të pranojmë se ishte i ndryshëm nga ai i katër viteve më parë, por e mbajti të diktuar nga një panik i madh. Pse, nga vjen ky panik? Ky njeri, me Kushtetutë ulet aty si kryeministri i vendit. Të tjerë ka caktuar ministra. Ka caktuar për herë të parë edhe hafijet e deputetëve brenda grupit të deputetëve. I ka bërë të gjitha këto. Por sepse ai e di mirë, e di mirë çdo deputet, e di mirë çdo qytetar, se përveç Kushtetutës në ligje, ekziston dhe kushtetuta morale e njëriut, ekziston kushtetuta morale e kombit, ekziston kushtetuta ,morale e burrave dhe grave, e djemve dhe vajzave, e fëmijëve që buron nga zemra dhe shpirti i tyre. Në atë kushtetutë, ju jeni fitimtarët humbës më të mëdhenj në historinë e këtij vendi.

Në atë kushtetutë morale, ju vini këtu si një pseudomazhorancë e vërtetë. Në atë kushtetutë morale të qytetarit, të burrit, gruas, fëmijës, të riut, të resë, kombit në tërësi, ju jeni të ndëshkuar. 2.4 milionë shqiptarë dhe sa përfaqësojnë të tjerët që janë në moshë jo të votimit, ju përbuzën, ju përçmuan, ju ndëshkuan. Unë nuk përdor termat që përdore ti katër vite më parë. Jo, nuk ndaj atë koncept për votën. Por e vërteta është se 2.4 milionë shqiptarë me votën kundër, dhe akoma më rëndë me bojkotin, ja u shndërruan ju fitoren në një dasëm pa nuse. Po po, ju se gëzoni dot. Cfarë fitoreje është kjo, kur procesit themelor, jetik për demokracinë, për liritë, nuk i besuan miliona shqiptarë por braktisën kutitë e votimit. Normal që mund të më shtroni pyetjen; po ju ku ishit? Padiskutim që ne nuk realizuam objektivin tonë dhe patëm problemet tona, por procesi votimit është detyrë morale e qeverisë. Detyra kryesore e opozitës është të marrë pjesë në procesin e votimit. Por një proces të besueshëm se bën dot kurrë opozita. Një proces të besueshëm për qytetarët e bën qeveria. Po nëse ka, që nga koha e Enver Hoxhës deri sot, kryeministër që ulet në atë vend i përçmuar nga qytetarët e tij, ti je i dyti pas Mehmet Shehut. Ndaj dhe ti nuk gëzon, ndaj dhe ti vrapoje nga qyteti në qytet me melxhise popullore. Nuk jam kundër, se edhe mexhlisi dëgjesë është. Por, kur kërcen nga sevdaja dhe nga halli, ky është problem madhor.

Nuk do ndalem këtu të numëroj serinë e pafundme të dështimeve dhe mashtrimeve. E kam thënë dhe e them; e fyen gënjeshtrën ta quash Edi Ramën gënjeshtar. Po do ndalem në disa probleme madhore. Pse qytetarët shqiptarë ju ndëshkuan ju në një mënyrë ekzemplare? Pse kaq olimpikë në kthjellësinë e qëndrimit të tyre? Arsyet janë sepse filozofia jote është filozofia drogës. Duket ngaqë vetë je përdorues droge, por për këtë, për të ma provuar të kundërtën hajde shkojmë bashkë të bëjmë të dy testin e drogës ku të duash. Përderisa nuk vjen atëherë ke njdonjë problem. E fillove në 2008 me zonjën Bako. E more nënën 70 vjeçare për tu thënë shqiptarëve se djai i saj që ka mbjellur drogë nuk ka bërë ndonjë krim, dhe regjimi i Berishës po e mban barbarisht në burg. E lirove etj. Ky ishte mesazhi drogës që u dërgoje shqiptarëve. Erdhe në pushtet dhe e mbushe Shqipërinë me drogë duke u bërë i dyti në botë që e bën këtë. Duhet ta dini se dhe në vitet 60 këtu ka qënë kanabisi plot, dhe jo vetëm kanabisi por na nxirrnin në ara për të mbledhur lulkuqe, opiumin derisa i nxorrën kartonin e kuq Hoxhës.

U kthyem te droga, u mboll drogë në një mënyrë të paimagjinueshme. Beteja opozitës dy rrugë kishte. Ose opozita të pajtohej me këtë dhe o burra kush ta mbështesë më shumë, ose opozita të qëndronte kundër në emër të vlerave morale të kushtetutës ligjore të vendit. Ne qëndruam kundër, e denoncuam kudo. Ku është sot Shqipëria? Pasi ka gënjyer me dhjetëra e dhjetëra herë ky zotëri, se ka fshirë kanabisin në 99,5% të territorit etj, ju them se nga Priska deri në Kala të Dodës, nga Librazhdi deri në Frashër e Delvinë, tunelet e Ushtrisë, depot e rezervave shtetërore janë të vulosura e të dyllosura me mijëra tonelata drogë që presin për t’u shitur. Kam dëghuar se nuk kanë mbjellur më aq shumë drogë. Eshte e vërtetë por kjo ka ndodhur se ende u ka ngelur droga pa shitur. Po lufton drogën ti? Po ti je njëriu që arrestove 22 mijë shqiptarë për faturën e energjisë elektrike, njërëz që s’kishin kafshatën e gojës, njërëz që u varën në litar në burgjet e tua. Ti je njëriu që ske arrestuar as pesë vetë për drogën dhe plantacionet e saj. Ti je njëriu që ke dhënë urdhër, ke bllokuar radarët dhe ke liruar transportin e drogës.

Pra, shumica jote është shumicë droge, ndaj dhe kushtetuta morale e kombit, e qytetarit dhe e njëriut nuk e pranon atë. Fitorja jote është dasëm pa nuse. Po pse? Sepse është e bazuar mbi krimin, mbi krimin e doktrinës së pari. Se krimi i dobishëm, është i mirë. Se krimi që më ndihmonë në pushtet, është i mirë. Një mijë herë mund të pyesni veten se çfarë i duhet një kryeministri krimineli? Krimineli, një kryeministri që zbaton ligjin, është kundërshtari më i egër i tij. Ndërsa i një kryeministri që do të shtrijë pushtetin e tij jashtë ligjeve, instrumenti më i fuqishëm është krimineli. Në diktaturë ka patur disa ligje, të këqija, por ata që thyenin ligjet, ata ishin xhelatët më të respektuar dhe më të vlerësuar. Pse? Sepse ata merrnin përsipër të thyenin ligje, ata merrnin përsipër për të vrarë. Zotërisë i duhet krimi, për tja çuar kryetarit të opozitës për ti thënë se po e nxorre kokën në dritare, e kam drejt teje shënjestrën. I duhet krimi për ti thënë X kompanie se këtu është Vilma Nushi që do fitojë tenderin, guxo po deshe. I duhet krimi për ti mbyllur gojën kundërshtarëve, i duhet krimi si hanxhar kundra mediave.

Pra, kjo është shumicë që bazohet mbi krimin. Në këto kushte, a mund të jetë kjo shumicë e kushtetutës morale të një njëriu, të një kombi?! Jo, kurrën e kurrës. Cfarë i duhet krimi? Për të përcaktuar investime. Vendi po ecën drejt një rrokullisje të madhe. Katër vite trete dhjamin e viteve të mëparëshme. Per Shqipërinë investimet e huaja janë jetike sa ajri, përveçse për ata që kanë mëndësinë e Enver Hoxhës. Cfarë u bë në këto vite. Merrni pak dhe shihni INDEXmundi. Në vitin 2009 Shqipëria mori 2.3 miliardë lekë investime, në 2008 Shqipëria mori 1.2 mld lekë e me radhë i keni aty çfarë thuhet. Pra në atë kohë nuk kishte as TAP, as Devoll, as lumi Fanit dhe investimet ishin 1.2 mld. Sot sa janë? Sot 90% e investimeve janë ende TAP, Devolli dhe Fani. Cila kompani erdhi këto katër vite? Asnjë. Lamë tre kompani të mëdha; lamë TAP, Devoll, dhe OMNIX. A e dini ju që ska durrsak që se di se kush i shkaktoi 37 fraktura menaxherit të kompanisë OMNIX tek Ura e Limuthit. Cdo durrsak e di por si ndodh asnjë. Edhe atë investitor e përzure. Dhe nëse ka dështim 27 vjeçar të qeverive shqiptare, ishte turizmi. Pra edhe një që po ndërtohej këtu, i bëmë 37 fraktura, e dimë se kush ja bëri por si bëjmë gjë. Po pse? Se ndrikulla dhe kumbra janë mbrapa. Edhe ata dihet se kush janë.

Kush po u thotë investitorëve mos hajdeni të investoni këtu’ Po u thonë rëndom ambasadat. Doni tji jap shembij. Para dy muajsh, një nga gjigandët e botës në prodhim dhe eksportim erdhi i kënaqur e i gëzuar me gjithçka që të investonte në Shqipëri. I kërkoi një opinion ambasadës dhe ajo çfarë i tha? Nuk është një ambient miqësor për të investuar, i tha. u ndal dhe iku. Ka shembuj të tjerë sa të doni. Po si mund të jetë ambient miqësor kur tjetrit i bëhen 37 fraktura. Ata kanë sigurinë të parën, s’kanë miliardat. Ju ftoj të lexoni çfarë shkruhet, lexoni raportin e DASH.

Pse ju doli dasëm pa nuse kjo ju? Ju doli sepse në atë raport nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin, që është shtyllë kryesore e regjimit tuaj. Po pse nuk keni një fjalë të vetme për korrupsionin? Sepse megakorruptorët i ke vënë këtu, kampionë, dhe mendon se këta do ti lash me thinjat e bardha të Pandeliut. Kjo nuk ndodh, nuk e lan me asngjë Gjiknurin, as Zho Zho, apo ndrikull Manasterliun. Nuk ka ujë që ti laj këto. Nuk e zgjidh dot problemin me tre hafije. Problemi zgjidhet duke bërë ligjin e konfliktit të interesit, ta plotësojmë atë me çdo nen, atë po bën Macron atë të bëjmë edhe ne. Po ti ke frikë nga ligjet. sb

 

Ndaje