Me vizitën e tij në Serbi, ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta i shërbeu interesave serbe në një moment të rëndësishëm për fatet e Kosovës thotë ish-kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko. “Vizita e gabuar në momentin e gabuar”, e quajti Majko vizitën e Metës në Beograd.
Policia e Serbisë të premten në mbrëmje ka arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e krimit të luftës në Qyshk të Pejës, më 14 maj të vitit 1999.
Vizita e zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ilir Meta në Serbi është e rëndësishme për faktin se edhe Beogradi edhe Tirana, kanë vendosur që çështja e Kosovës rreth së cilës nuk pajtohen, të mos jetë pengesë për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjitha planet e tjera, thotë drejtori i Fondit Ballkanik për Demokraci Ivan Vejvoda për gazetën "Politika".
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka pritur të premten në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, me të cilin ka biseduar për mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për sistemimin e personelit të stacionit jugor të policisë, pasi objekti që kanë shfrytëzuar deri me tani është dëmtuar nga tërmeti.
Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka përcjell fushatën një-javore parazgjedhore në Gjilan, me ç’rast vlerëson se përkundër një fushate të qetë, ka pasur edhe raste të përdorimit të një gjuhë të ashpër politike dhe fyese e kandidatëve në garë për Gjilanin.
Në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, presidenti i Fatmir Sejdiu i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Sheholli, e cila humbi më të dashurin e saj, etnomuzikologun e dalluar, Bahtir Sheholli, punëtor shumëvjeçar i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe studiues i dalluar i etnomuzikologjisë dhe trashëgimisë sonë muzikore.
Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut thekson se korrupsioni, ndërhyrja e qeverisë në forcat e rendit e sigurisë dhe në gjyqësor, mbeten ndër problemet kryesore në Kosovë. Raporti nënvizon se ka rënie të dhunës ndëretnike, por problem mbeten strukturat paralele të Serbisë.
Aleanca Kosova e Re, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me kërcënimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj atyre hulumtues. Rastet e shumta të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe tendenca e vazhdueshme për të kontrolluar median e shkruar dhe atë elektronike në Kosovë, sipas AKR-së, e nxjerrë Kosovën si një ndër vendet me nivel të ulët të lirisë së shtypit.