Ish – kampioni i Evropës në kategorinë e rëndë në boks, Luan Krasniqi ka takuar kancellaren e Gjermanisë, Angela Merkel në kuadër të një takimi me personalitete të shquara.

Krasniqi ka thënë se e ka falënderuar Merkelin për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, përcjellë vetë Krasniqi në rrjetin social facebook.

“Dje, pata kënaqësinë të marr pjesë në takimin e ftuar nga Bundeskancelarja gjermane Dr. Angela Merkel, sëbashku me personalitete të shquara të jetës politike, kulturore e sportive. U bisedua për tema të rëndësishme dhe në veçanti për çështjet aktuale e zgjedhjet e ardhshme për Bundestagun e Gjermanisë. Në kohën që Bundeskancelarja më dhuroi, biseduam ngohtësisht e hapur për disa aspekte aktuale me çrast shpreha falënderimin tim personal për mbështetjen që Dr. Merkel dhe Gjermania mike i dhanë Kosovës dhe popullit shqiptar gjatë tërë periudhës së qeverisjes së saj. ”, ka pohuar ai.