Marcelo ka rinovuar kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2022.

Real Madridi ka njoftuar se mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka rinovuar kontratën që do ta mbajë atë te “Los Blancos” deri në vitin 2022.

Marcelo do të nënshkruajë nesër kontratën e re, ndërsa më pas do të paraqitet para mediave.

Marcelo është pjesë e Realit që nga viti 2006 ku ka bërë 414 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar 28 gola.

Ndaje