Është një nder i veçantë për mua që ta marr besimin që partia më delegon, por është edhe më e këndshme të drejtoj ekipin zgjedhor në fitoren e mikut tim Visar Ganiu, të cilin e njoh shumë mirë, por më së miri e njohin edhe bashkëqytetarët. Ai është një njeri modest, i ndershëm dhe i urtë; sportist dhe profesor i cili gëzon prestigj,kredibilitet të lartë midis kolegëve të tij, studentëve dhe bashkëvendasëve të tij. Sot Profesor Ganiu jep dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të Arsimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe unë njëkosisht i emëruar si shef shtabi për zgjedhje lokale në komunën Çair në kuadrin e BDI-SË, do t’a shfrytëzoj pushimin tim vjetor ,për t’u angazhuar në aktivitetet e ndryshme partiake gjatë zgjedhjeve lokale . Sepse në parim ndarja e partisë mes shteti është një nga kriteret dhe parimet më të rëndësishme që janë dhënë si një vlerë,objektiv në planin 3-6-9, prandaj ky parim për ne edhe si një parti produktive me tendenca euroatlantike është shumë e rëndësishme.

Ndaje