Qytetarët e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdohët më me eksperimente dhe me ata që pos premtimeve (mirë të artikuluara) nuk kanë çka të ofrojnë tjetër,që do të thotë,krijimin e mijëra vendeve pune, cdo vitë, dhe trefishimin e të hyrave buxhetore dhe atyre për kokë banori (GDP) që nga mandati i parë, shkruan në rrjetin social Kryetiari i AKR dhe njëkohësisht edhe multimilioneri Behxhet Pacolli.

P.s. foto të realizuar gjatë momenteve të punës nê fabrikën Intertex (Mabetex Group)

Në gjendjen e rëndë sociale me të cilën ballafaqohen sot qytetarët e Kosovës, si parti politike, AKR është e fokusuar vetëm për një gjë: për tu ofruar qytetarëve një jetë më të mirë. Është obligim i imi që krejt energjinë time ta orientoj në krijimin e kushteve dhe ofrimin e vendeve të punës për gjithë qytetarët e Kosovës. Ne jemi duke punuar qdo ditë që qytetarëve tu ofrojmë ndrydhimin. Dhe unë jam i bindur se ndryshimi po vjen.

Ndaje