Shqiptarët dhe turku dyshohen për korrupsion dhe dhënien e lejeve të qëndrimit.

Ndër të arrestuarit është një funksionar i lartë i Entit për Migrim dhe dy ish-punëtore (femra 28 dhe 23 vjeçare).

Kryesori është Patriot A. 25-vjeçari nga Kosova me pasaportë të Zvicrës. Ai në vitin 2014 deri më 2016 ka udhëhequr firmën për ndërtime Aliu BigTeam, e cila në gusht të vitit 2016 u mbyll, shkruan Blick.

Në lejen që u është dhënë personave të tjerë, ato janë falsifikuar, duke e vendosur vetëm fotografinë e atyre që kanë paguar paratë.Nga hetimet e policisë të nisura në fillim të vitit 2016, bëhet e ditur se mund të ketë të tjera arrestime në tërë Zvicrën.

Patrioti ka tentuar javën e kaluar të largohej nga Zvicra, por është kapur.

Ndaje