Dëshmitarë ishin vetë turistët që janë larguar të tmerruar nga bregdeti i Benidormit , në Spanjë, pasi një peshkaqen 3 metra i gjatë doli papritur në breg. Një nga dëshmitaret, Julie Roberts ishte duke notuar në det, kur vuri re fillimisht kreshtën e peshkut gjigant. Ndërkohë që shumica e turistëve u larguan nga ujërat, kishte edhe nga ata që u panë duke bërë sa më shumë fotografi të peshkut gjigant. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale , duket që një notar pranë peshkaqenit nuk është i vetëdijshëm për bishën pranë tij. /SYRI.net/