Me 1,5 milionë euro mjete të buxhetit në muaj, Qeveria do t’i mbështesë kompanitë të paguajnë pagën minimale prej 12.000 denarë.

Siç kumtoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski, mbështetja do të fillojë nga starti i pagesës së pagës minimale prej 12.000 denarë me çka deri në fund të vitit janë shpenzuar gjashtë milionë euro mjete shtetërore.

Ky është propozimi qeveritar i cili është duke u shqyrtuar me të gjitha palët e involvuata, sindikalistët, odat dhe punëdhënësit dhe sipas së cilit, prej marsit të vitit 2018 mbështetja buxhetore do të përgjysmohej dhe do të ishte 750.000 euro në muaj.

Mjetet për mbështetjen financiare të kompanive nga shtatori deri në dhjetor 2017, gjithsej gjashtë milionë euro, janë paraparë me ribalancin e Buxhetit”, theksoi Tevdkovski në konferencë shtypi.

Për punëdhënësit, propozimi qeveritar është i pranueshëm. “Rritja e pagave nga maksimum 2.000 denarë në një të punësuar ose 16 për qind është barë e madhe për biznesin, vlerësoi kryetari i Organizatës së punëdhënësve të Maqedonisë, Angell Dimitrov para takimit me Tevdovskin për pagën minimale.

Ndaje