Nga takimi bilateral mes kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama, ka qenë para së gjithash përforcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Poashtu edhe deklarata e Kryeministrit te Shqipërisë, Edi Rama, e nënvizon faktin se raportet mes Tiranës dhe Shkupit zyrtar janë në nivel dhe shton se interesi i Shqipërisë është që Maqedonia të jetë një shtet sa më i suksesshëm dhe stabil, duke qenë se në të jetojnë edhe shqiptarët si popull shtetformues.

Deklarata e Ramës, është diskutuar vetëm për të ardhmen dhe jo për të kaluarën.

S’ka pasur tensione fare midis nesh si shtete, ka pasur presione të brendshme politike me një retorikë deri në skandaloze brenda Maqedonisë, ku unë nuk dua fare të hyj të bëj komente. Është shumë e thjeshtë, sa më e fortë Maqedonia, sa më demokratike Maqedonia, sa më e suksesshme Maqedonia, aq më e fortë dhe më e mirë Shqipëria, sepse në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popullsi shtetformuese, kështu që sa më mirë janë ata, aq më mirë jemi ne, aq më e mirë është e ardhmja për të gjithë. Kemi folur për të ardhmen, s’kemi folur për të shkuarën dhe e kemi diskutuar për hapat që duhet të hedhim për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në të gjitha aspektet dhe unë ia kam bërë dhe një herë të qartë homologut tim se ne duam suksese të Maqedonisë në gjitha aspektet”,-deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit, krahas takimeve me funksionarë të lartë evropianë dhe përfaqësues të BE-së dhe KE-së, takime bilaterale  do të realizojë edhe me kryeministrin e Serbisë dhe të Sllovenisë.

Ndaje