Në gjasht mujorin e parë ka pasur shumë aksidente të shënuara në Kosovë, por rekordi ariti në qershor të këtij viti që kanë ndodhur rreth 1500 aksidente në komunikacion, ndërsa si pasojë e tyre kanë mbetur të lënduar rreth 1200 persona, prej tyre kanë humbur jetën 15 persona .

Policia e Kosovës ka thënë se për lajmi.net se referuar statistikave të aksidenteve në trafikun rrugor në nivel vendi si pasojë e këtij qarkullimi apo fluksi më intensiv dhe pakujdesisë se drejtuesve të automjeteve kemi edhe numër më të madh të aksidenteve, fatkeqësisht të atyre me fatalitet.

“Sipas të dhënave të përgjithshme aksidentet me fatalitet gjatë muajit qershor kanë shënuar rritje, që do të thotë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi (4) persona më shumë qe kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.

 

Ndaje