Takimin e javës së 14-të. “Pas përfundimit të ndeshjes së kadetëve Kadetët e Trepçës shënuan fitore me dy gola dallim (19:17), por nuk përfundoi me kaq ku fitimtarët nga kjo ndeshje në momentin kur iu drejtuan autobusit për të lënë çantat e tyre dhe furnizuar me ushqim u sulmuan nga disa huliganë të cilët ua kishin zënë pritën jashtë oborrit të palestrës ‘Minatori’.

Në përpjekje për të qetësuar gjendjen dhe mbrojtur lojtarët, trajneri i kadetëve Shpend Cana u përpoq që të mos eskalonte ngjarja, mirëpo këta huliganë filluan të sulmonin me gur dhe mjete të forta drejt lojtarëve tanë me ç’ rast goditet trajneri i kadetlve.
Njofton standardi.eu

Pas këtij incidenti trajneri Cana u shoqërua në emergjencë për ndërhyrje për të shëruar plagën e shkaktuar në kokë. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit dhe incidentet të tilla të mos jenë të pranishme në sportin e hendbollit”, thuhet nga KH Vëllaznim