Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”organizoi një aksion pastrimi në këtë ditë vikendi e dielë, me datë 9 Korrik 2017, që filloi në ora 10:00.

Nisja e aktivistëve u bë nga Teleferiku i Tetovës në ora 10.00. Nga informacioni i dhënë nga organizata dy vendqëndrimeve në Malin Sharr – “Te promkat” dhe “Guri i Sidollit”, aktivistë  djemosha të rijë dhe qytetarë të pa lodhëshëm ju bashkangjitën në këto dy vende dhe kishin dalur për piknik, që lodhjen dhe gëzimin të ndajnë me iniciatorët e qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Kjo nismë me këtë aktivitet kërkon që Kodrës së Diellit t’i kthehet vëmendja institucionale, që kjo pikë ta merr përkujdesjen e duhur dhe t’i kthehet nami i dikurshëm.

Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” u themelua para stinës së dimrit, e cila u angazhua që ta kthejë turizmin sërish në këtë vend turistik, pasi viteve të fundit turizmi ka shënuar rrënie të madhe, shkruajnë në fanpage zyrtare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”

 

 

 

Ndaje