Kryeministri Mustafa për takimin e sotëm me odat ekonomike dhe përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë, njofton për iniciativën e agjendës së sotme nga kabineti i tij dhe të pranishëm ishin ministrat Bajrami, Krasniqi dhe Hoti, që biseduan për reformat e fuqishme që planifikojmë të ndërmarrim në tregti, në bujqësi, në fushën e teknologjisë informative dhe komunikuese, për reformat fiskale si dhe për zonat industrial, ka shtuar mes tjerash Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Së bashku, shprehëm përkushtimin e dyanshëm për fuqizimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik në vend, përmes koordinimit të plotë të bizneseve dhe institucioneve, si dhe përqendrimit maksimal në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e mirëqenies sociale.