Mbrëmë Teatri i Tetovës jetësoi spektaklin skenik, premierën e komedisë “Kripë Deti”.
Për të vjedhur me fjalë emocionin artistik dhe njerëzor që përjetoi spektatori mbrëmë, ne vendosëm të vjedhim nga faqja e FB, përshkrimin e një prej spektatorëve dhe njëherit mjeshtër i dëshmuar i fjalës së shkruar @Bardhyl Zaimi….shpresojmë mos të na hidhërohet për tendecën kleptomanike por qëllim mirë !
———————————————————————————
Komedia “Kripë deti” i dha mbrëmë Tetovës një performancë të shkëlqyer skenike. Një lojë aktoriale kreative, dinamike e mbushur me shumë situata komike të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes. Një tekst i ndërthurur ngjeshur me befasi shpërthyese, i cili ishte vënë me kreativitet në pentagramin e lojēs së aktorëve. Secili në lojën e tyre u dallua për interpretimin origjinal dhe të komponuar me shfaqjen në tërësi. Një mishërim i plotë me rolet e tyre që komunikuan natyrshëm me publikun. Përmbi fate të trishta, të heshtura paraprakisht ishin vendosur situata që prodhonin komiken, ato situata të pazanshme që e ushqejnë të qeshurën me befasi dhe të papritura tjera të kontekstualizuara në situata komike.
Një intetaksion dinamik me publikun, i cili bëhej pjesë e këtyre situata sa të rēndomta po aq magjike për komedinë si zhanër. Një komedi e pranuar mirë nga publiku, e projektuar me kreativitet regjisorial dhe me lojë tipike të mishëruar me gjithë atë që përfaqēson komedia: një shmangie, një situatë aksidentale, një përkim i beftë, një doskurs i sinqertë që prodhon shkëputjen nga normalja dhe futjen në botën e komikes….

Ndaje