Mbajtëm edhe një nga premtimet kruciale të fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Premtuam dislokimin rrjedhimisht zhvendosjen e “Qendrës së ngarkim-shkarkimit” të mbeturinave të qytetit dhe jo vetëm që arritëm ta bëjmë këtë, por ndërtuam edhe një stacion modern i cili funksionon përmes kontenjerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponitë rajonale.

Falenderoj Ndërmarjen Publike Komunale “TETOVA” për gjithë angazhimin permanent në këtë process mjaft të vështire që kaluam ndër vite. Kjo është vetëm faza e parë e zgjidhjes së problemit, sepse në qëllimet dhe punën tonë programore është edhe ndërtimi i qendrës për selektim të mbeturinave.

Dua ti falenderoj banorët e lagjes “Dardania” për mirëkuptimin dhe durimin që kanë treguar deri në zgjidhjen e problemit të trashëguar më shumë se 20 vite.

Tetova do të jetë e gjelbërt ashtu siç u premtuam qytetarëve. Puna është mbi fjalët.

 

Ndaje