Me hashtag PërTetovënQëDuam dhe NdryshimiVazhdonMeNe znj.Teuta Arifi e mbylli këtë lajm të sajën, poashtu ajo ishte vetë prezente (FOTO) në disa vendbanime të Tetovës, në pjesën lindore në lagjen Drenoec, që si pjesë e programit të zonjës Arifi e paralajmëruar ditë më parë se do të vizitojë banorët e kësaj lagje për të parë vetë në vend ngjarje, a ka ujë të pijshëm në këtë lagje!

Ajo që dikur që për banorët e pjesës së epërme të kësaj lagjeje ishte vetëm një dëshirë dhe ëndërr e kahmotshme sot është bërë realitet. Për më shumë se 20 vite çezma e oborrit në këtë shtepi kishte qëndruar e shterrur. Me plot kënaqësi qëndrova mes tyre, për të biseduar rreth kërkesave dhe nevojave infrastrukturore të lagjes. Në 4 vitet e ardhshme do të kemi prioritet rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit si dhe rregullimin e hapësirave për qarkullimin e nxënësve ashtu siç bëmë me asfaltimim e plotë të rrugës 151  ka shkruar znj.Teuta në rrjetin social me Facebook duke shtuar edhe këto fotografi më poshtë:

Ndaje