Ngjarja tragjike ndodhi në afërsi të fshatit Miradi të Fushë Kosovës ndërsa një qytetar i ka dërguar disa fotografi në KALLXO.com

Raportohet se viktima është punëtor i hekurudhës. Sipas burimeve të ardhura nga policia e Kosovës, deri te aksidenti ka ardhur kur vetura, duke kaluar binarët e hekurudhës në një rrugë pa mbrojtëse, është goditur nga treni.Fuqia e trenit që po lëvizte ka bërë që ta bartë veturën në një largësi prej 110 metrash.

Policia dhe ekipet e tjera të shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.

Ndaje