Universiteti i Tetovës, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Vullnet Ameti me bashkëpunëtorët dhe Parlamenti Studentor, i janë bashkuar sot aksionit për dhurimin e gjakut dhe gjësendeve të tjera ushqimore të organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë dhe Kryqi i Kuq në vendin tonë, me rastin e gjashtëmbëdhjetë vjetorit të sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork.

Rektori i UT-së ka theksuar se universiteti që ai e drejton, e falënderon popullin amerikan për mbështetjen historike që i ka dhënë popullit shqiptar, ndaj aktivitetet e tilla janë një rast i mirë për ta rikonfirmuar mirënjohjen e përhershme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndaje