Deklarata e plotë e z.Destanit:

Djemtë e Shkëndijës kuqezi na dhuruan plot kënaqësi në Finlandë, duke na bërë të kthehemi që andej të lumtur. Rruga e largët që e bëmë në mbështetje të tyre ishte e vlefshme për emocionet që na dhuruan.

Bashkë me miqtë e mi patëm kënaqësi ta ndjekim ndeshjen nga tribuna. Në Helsinki takuam bashkatdhetarë të shumtë që kishin dalë për të na pritur e për ta mbështetur Shkëndijën në këtë ndeshje te Europa Ligës.
Me këtë rast, për nderin e veçantë që na bëri, e falënderoj atdhetarin dhe mikun tim Omer Nura i cili gjendet me biznese këtu në Helsinki.

Urime për fitoren Shkëndija!
Suksese paçim në xhiron e tretë të këtij kompeticioni europian!

Ndaje